Ivanov s'dekreton ligjin pėr gjuhėn shqipe, flet pėr Report Tv, Telat Xhaferi

  • 6 years ago
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në një prononcim për Report Tv ka reaguar pas vendimit të Presidentit për të mos dekretuar ligjin për gjuhën shqipe. Ai u shpreh se nuk e di arsyetimin që ka dhënë Presidenti, por ligji do të rivotohet në seancën e parë plenare në Kuvend pa asnjë diskutim.
?Në rivotim duhet 61 vota, unë mendoj se kemi siguruar votat dhe nuk do të ketë probleme për rivotim, dhe më pas nuk ka nevojë për të dekret nga Presidenti, por do të botohet në Fletoren Zyrtare dhe të nisë zbatimi? deklaroi ai.

Ligji për gjuhën shqipe ka ngjallur shumë debate në Maqedoni, pasi Presidenti dhe opozita e kundërshtojnë por qeveria që ka në koalicion edhe partitë shqiptare do ta rivotojë.

Recommended